Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar: protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt efektivëve të policisë, të cilët kanë kundërpërgjigjur me ujë. Autobote policie ishin stacionuar para Ministrisë së Arsimit gjatë gjithë ditës së pestë të protestës.

Përshkallëzimi vjen pas zhvillimeve të mëhershme të paradites: koshat u vunë në flakë në mes të rrugës, një valixhe u dogj si simbol i emigrimit dhe u hodh brenda oborrit të ministrisë, ndërsa protestuesit shkulin edhe pllakat e trotuarit.

Burimi: Top Channel