Dhuna në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditës së gjashtë të protestave. Protestuesit kanë nisur sulmet me gurë ndaj efektivëve të policisë, duke dëmtuar xhamin e makinës së policisë; policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.

Pas sulmeve me gurë dhe sende të forta, policia ka nisur shoqërimin e disa personave në bulevard. Ndërkohë, protestuesit kanë shkëllyer pllakat e trotuareve dhe po i hedhin drejt efektivëve, ndërsa disa prej tyre kanë marrë blloqe të mëdha betoni në formë cilindrike dhe i kanë rrotulluar në drejtim të efektivëve dhe autobotit me ujë me presion.

Burimi: Shqiptarja.com (Report TV)