Katër persona nga Shkupi, të moshave 33, 21, 31 dhe 36 vjeç, u arrestuan pas përleshjes që shpërtheu pas ndeshjes mes Shkëndijës së Araçinovës dhe Tikveshit.

Ndeshja u luajt më 1 nëntor në stadiumin e Çairit dhe përfundoi 1:1. Te njëri nga të arrestuarit policia gjeti marihuanë, ndaj ai u ndalua edhe sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Burimi: Centar.mk