Pavijoni i Indisë u shpall fitues i Çmimit të Vizitorëve (Visitors’ Lion) për Pjesëmarrjen Kombëtare më të Mirë në edicionin e 61-të të Bienales së Venecias, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë.
Prezantimi, me temën “Geographies of Distance: Remembering Home” dhe kuruar nga Amin Jaffer, mblodhi veprat e pesë artistëve indianë: Asim Waqif, Ranjani Shettar, Alwar Balasubramaniam, Sumakshi Singh dhe Skarma Sonam Tashi.
Për herë të parë, çmimi u vendos me votat e vizitorëve të Bienales, e cila u zhvillua nga 9 maji deri më 22 nëntor. Çmimi për Pjesëmarrësin më të Mirë iu dha artistit amerikan Nick Cave.
Burimi: The Indian Express



