Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 80% e të prekurve me kancer gjiri në Shqipëri i mbijetojnë sëmundjes, por vendi renditet i fundit në rajon, së bashku me Maqedoninë e Veriut, për përqindjen e ulët të fitores ndaj kësaj sëmundjeje.

Mjekët imazheristë thonë se shkaku kryesor është se sëmundja nuk diagnostikohet në faza të hershme, pasi shumica e grave paraqiten te mjeku vetëm kur vërejnë një problem. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi gjatë vitit 2025 plot 829 raste të reja te gratë dhe 19 raste te meshkujt, ndërsa rastet më të shumta janë te gratë mbi 50 vjeç, por ka shtim edhe në moshat e reja.