Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se pa masa urgjente, numri i rasteve të reja me kancer në botë mund të rritet me mbi 66% deri në vitin 2050, duke arritur afro 35 milionë raste në vit.

Sipas Raportit Global të Statusit të Kancerit 2026, aktualisht regjistrohen rreth 20.6 milionë raste të reja dhe afro 10 milionë vdekje çdo vit, duke e bërë kancerin shkakun e dytë më të madh të vdekjeve globale pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Raporti nxjerr në pah pabarazi të mëdha: në vendet me të ardhura të larta rreth 87% e grave me kancer gjiri mbijetojnë të paktën pesë vite pas diagnostikimit, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta kjo shifër zbret në rreth 42%.

Burimi: Start News / OBSH