Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, u shpreh se në Komisariatin nr.3 të Policisë kanë shkuar disa prindër që kanë fëmijët në paraburgim.
“Përveç momentit kur komisariati u sulmua nga protestuesit dhe zyra e pritjes u vu në zjarr, këtu është momenti kur prindërit presin daljen e fëmijëve nga paraburgimi. Pas më shumë se 4 ditë që presin, qëndrojnë këtu për të marrë informacione mbi gjendjen e fëmijëve të tyre. Nuk kanë mundësi komunikimi. Ka patur një tentativë tjetër për të sulmuar komisariatin”, u shpreh gazetarja.
Në momentin që Kristi Gongo po raportonte live, dy të rinj u liruan dhe u bashkuan me prindërit e tyre. “Ne u ndaluam, por jo me dhunë. Nuk ka patur dhunë”, tha një vajzë që doli nga paraburgimi.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply