Sot, më 27 nëntor, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë nis shqyrtimi gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, ku e akuzuar është ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, si dhe afaristin Ridvan Muharremi.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën më 11 nëntor 2025. Të akuzuarit dyshohen për keqpërdorim detyre gjatë kontraktimit për furnizimin me mallra të rezervave shtetërore në shkurt–mars 2022, me një dëm të pretenduar ndaj buxhetit prej 2.912.134,78 eurosh. Gjykata e Apelit më 13 nëntor 2026 refuzoi ankesat e mbrojtjes dhe la në fuqi aktakuzën.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen edhe për zbulim të fshehtësisë zyrtare, pasi dyshohet se informacione për vendndodhjen e rezervave iu dhanë pa autorizim Muharremit. Hajdari i ka mohuar akuzat.

Burimi: Reporteri.net