Maqedonia e Veriut po investon 5 deri në 6 miliardë euro në përmirësimin e infrastrukturës përgjatë Korridoreve 8 dhe 10, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, në një intervistë për rrjetin rajonal ERNO.

Sipas tij, vendi mban një pozicion unik, pasi të dy korridoret panevropiane — Korridori 8 nga lindja në perëndim dhe Korridori 10 nga veriu në jug — kryqëzohen pikërisht në Maqedoni, dhe ky avantazh gjeografik duhet shfrytëzuar për të mbetur një rrugë tranziti konkurruese. Nikoloski tha se përpjekjet në infrastrukturë janë vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Burimi: Republika