Në Maqedoninë e Veriut arritën 30 mijë dozat e para të vaksinës kundër gripit sezonal. Vaksinimi pritet të nisë mes 16 dhe 25 tetorit, ndërsa regjistrimi bëhet përmes sistemit elektronik “Termini Im”. Përparësi do të kenë të moshuarit dhe grupet e rrezikuara.

Burimi: TS