Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nis më 11 nëntor festivalin e ri “Netët e Muzikës Shqiptare”, kushtuar krijimtarisë muzikore shqiptare dhe identitetit kulturor. Nata e parë u kushtohet veprave fituese të konkursit kombëtar “Tish Daija”, me vepra nga Haig Zacharian, Maksim Shehu, Ajet Çekiçi, Ylli Ramzoti dhe Niko Boçi.

Programi vijon deri më 4 dhjetor me koncerte, premiera dhe një konferencë artistike, me artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të interpretuara nga artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Burimi: Sot.com.al