Ndërsa pritet të mbahet sot protesta e gjashtë e studentëve në Tiranë, te Kryeministria kanë nisur të merren masa paraprake për të mos u goditur më me gurë drejt institucioneve apo forcave të policisë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, punonjësit e bashkisë po heqin të gjitha pllakat nga trotuaret, në mënyrë që protestuesit të mos kenë mundësi të marrin gurë gjatë tubimit.
Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e protestës së dhunshme, e cila është nisur nga studentët, të cilët kërkojnë kushte më të mira në universitete dhe mundësi më të mira për punësimin dhe jetën.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply