Më 6 nëntor, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë u mbajt aktiviteti letrar-artistik “Miqtë e Kadaresë”, kushtuar veprës së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Programi artistik “Heroizmi dhe tradhtia”, i përgatitur nga Grupi Artistik i Përmetit nën drejtimin e Pandi Dukës, solli interpretime të frymëzuara nga vepra si “Princesha Argjiro”, “Vdekja e Skënderbeut” dhe “Përse mendohen këto male”.

Burimi: Suhareka Online