Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi se Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po ecën drejt BE-së dhe është i mirëpritur. Deklarata u bë në Zagreb, më 31 tetor, gjatë takimit të 27-të tradicional të komunitetit malazez në Kroaci, “Lucindan”, së bashku me presidentin malazez Jakov Millatoviq.
Millatoviq tha se Mali i Zi është vendosmërisht në rrugën evropiane dhe shpreson që marrëveshja e anëtarësimit në BE të nënshkruhet që vitin e ardhshëm, më 2027. Ai e quajti Kroacinë fqinje të mirë që ka mbështetur kandidaturën malazeze për në BE.
Milanoviq kritikoi gjithashtu BE-në, duke thënë se ajo dëshiron të bëhet “super-shtet” dhe se duhet t’i përmbahet tregtisë së lirë, lirisë së lëvizjes dhe harmonizimit. Ai kujtoi se referendumi për pavarësinë e Malit të Zi u mbajt 20 vjet më parë, më 2006.
Burimi: Vijesti



