Kryeministri Hristijan Mickoski në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se VLEN-in e ka partner të dëshiruar dhe strategjik, pa kurrfarë mëdyshjeje.
“Mendoj se kemi ndërtuar besim që të mund të them se jemi pak më shumë se partner koalicioni”, tha Mickoski, duke shtuar: “Mendoj se po bëhemi edhe miq”. Ai theksoi se preferenca e tij është absolutisht partia politike VLEN.
I pyetur për Ali Ahmetin dhe takimet e mundshme, kryeministri tha se me kreun e BDI-së nuk është takuar me vite – as nuk komunikojnë.
Burimi: Alsat




Leave a Reply