Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria po shqyrton edhe skenarin e pezullimit të pagesave në shtyllën e dytë pensionale për një ose më shumë vite. Arsyeja kryesore është deficiti i Fondit të Sigurimit Pensional, i cili arrin rreth 1 miliard euro në vit, një barrë që sistemi aktual vështirë se e përballon pa ndërhyrje.
Sipas kryeministrit, kompanitë që menaxhojnë fondet e shtyllës së dytë nuk kanë arritur rezultatet e pritshme: kthimet nga investimet janë rreth tri herë më të ulëta sesa parashikimet e bëra kur sistemi u krijua para dy dekadash. Kjo ka hapur debatin për të ardhmen e modelit pensional në vend.
Këshilli Fiskal paralajmëroi rreth një muaj më parë se nevojiten reforma urgjente në sistemin pensional. Deklarata e Mickoskit vjen në një kohë kur Qeveria po përgatit edhe buxhetin për vitin e ardhshëm, ku financimi i pensioneve mbetet një nga zërat më të rëndë.
Burimi: Zhurnal.mk



