Revolta e të rinjve dhe studentëve në kryeqytet është mbyllur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë pas bilancin më të rëndë të lëndimeve të regjistruar deri më tani.
Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara nga bluzat e bardha, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës ka arritur në 59. Mes të dëmtuarve numërohen 34 efektivë të Policisë së Shtetit, 21 protestues si dhe 4 kalimtarë rastësorë, mes të cilëve edhe një i mitur.
Në këtë ditë të pestë të tensioneve, bulevardi kryesor dhe rrugët dytësore të kryeqytetit u shndërruan në skenë përplasjesh me bomba molotov, gaz lotsjellës, plumba gome dhe vënien e flakës ndaj disa godinave institucionale e bizneseve private.
Revolta pritet të hyjë nesër në ditën e saj të gjashtë.
Burimi: TV21




Leave a Reply