Mbi 100 pedagogë nënshkruan deklaratën në mbrojtje të studentëve pas episodeve të dhunës në Tiranë, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj tyre gjatë protestave.

Forumi i Dialogut Politik u bëri thirrje pedagogëve në gjithë vendin që t’i bashkohen nismës dhe ta dëshmojnë solidaritetin publikisht me studentët.

Deklarata vjen në ditën e gjashtë të protestave, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë lënë dhjetëra të lënduar, përfshirë edhe të mitur.

Burimi: report.al