Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) ka shpallur thirrje publike për angazhimin e pesë specialistëve në kuadër të projektit “Arsimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Projektin e Kapitalit Njerëzor të Kosovës (ECEC-HCP)”, të mbështetur nga Banka Botërore.

Pozitat e hapura janë: Specialist i Arsimit, Inxhinier i Ndërtimit, Specialist i Mjedisit, Specialist i Shëndetësisë dhe Koordinator i Programit të Kuponaëve.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 21 tetori 2026, ora 16:00, përmes emailit ekfh.prokurimi@rks-gov.net. Të interesuarit mund të marrin informacione shtesë po në këtë adresë, nga e hëna në të premte, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Kualifikimet, detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe detaje të tjera për secilën pozitë, janë të përcaktuara në dokumentet e thirrjes (Request for Expression of Interest dhe Terms of Reference), të publikuara në faqen e Ministrisë së Arsimit.

Projekti synon forcimin e arsimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme si bazë e kapitalit njerëzor të Kosovës.

Burimi: MASHT