Edicioni i 21-të i Festivalit të Muzikës së Dhomës “Lira e Artë” në Shkup mbyllet sot, më 28 tetor, pas tetë koncertesh me muzikantë të njohur maqedonas. Festivali u zhvillua në Muzeun e Luftës Maqedonase dhe ofroi një panoramë të gjerë të repertorit të dhomës, nga polifonia baroke dhe qartësia klasike deri te shprehja romantike dhe kërkimet zanore të shekujve XX dhe XXI.
Programi vuri theks të veçantë te veprat e kompozitorëve maqedonas. Mes mbrëmjeve të festivalit ishin dueti i kitarave Milonga, trio Interart, koncertet për klarinetë e piano, koncerti për piano me katër duar, si edhe një mbrëmje e veçantë kushtuar artistëve të rinj fitues të çmimeve.
Mbyllja i takon sot një recitali vokal të mecosopranos Aleksandra Kocevska dhe pianistit Gligor Gelebeshev, me këngë të Maurice Ravel dhe të kompozitorëve maqedonas Sotir Golabovski dhe Ljubomir Brangjolica. Hyrja në të gjitha aktivitetet e festivalit ishte falas.
Burimi: ABNA-SE (MIA)



