Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në tryezën e diskutimit “Shëndeti mendor”, organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me UNICEF-in. Ai theksoi se shëndeti mendor i fëmijëve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore.

Kurti kujtoi raportin e gushtit për hartëzimin e shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijët dhe të rinjtë, duke theksuar nevojën për shërbime më të arritshme dhe mbështetje më të madhe për familjet.

Burimi: KOHA.net