Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka vendosur që tri lëndë penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekajt të transferohen nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njoftoi Sistemi Prokurorial.

Vendimet u morën më 27 tetor për të garantuar, sipas institucionit, trajtim më efikas, objektiv dhe të paanshëm të çështjeve, duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të tyre dhe pasojat e rënda. Paralelisht, Zyra e Kryeprokurorit po shqyrton veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale pas raportimeve të Zekajt, përfshirë vlerësimin e rrezikut, masat mbrojtëse dhe kronologjinë e ndërhyrjeve. Nëse evidentohen shkelje, institucioni paralajmëroi masa rigoroze dhe llogaridhënie për çdo zyrtar.

Burimi: Sinjali