Monika Kryemadhi foli për mediat pas daljes nga GJKKO dhe tregoi se ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama, ish-ministres Milena Harito, Eduard Shalsit dhe Namik Koplikut, në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet.
Ajo pretendoi gjithashtu mungesë dokumentacioni në analizën financiare dhe kërkoi pavlefshmërinë e ekspertizës.
Në fund, me batutë, tha se kishte veshur një këmishë me trëndafila: “Një trëndafil PS-je dhe një trëndafil PD-je”.
Burimi: Top Channel



