Komisioni Evropian do të publikojë më 4 nëntor raportet vjetore të progresit, dhe sipas draftit që ka parë KOHA, Kosova renditet ndër vendet pa përparim të dukshëm apo me progres kryesisht të limituar. Si arsye kryesore përmendet kriza e vazhdueshme politike dhe mungesa e një Kuvendi funksional, që ka penguar punën e qeverisë, si dhe ndikimi i grupeve të interesit në gjyqësor e prokurori.
Për herë të parë, raporti përfshin edhe përshtatjen e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, ku Komisioni pritet të përshëndesë përshtatjen e plotë të vendit. Publikimi i raportit pritet të jetë një test i rëndësishëm për institucionet e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
Burimi: KOHA.net



