Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në deklaratë për mediat ku u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve nëpër rrethe për mosbindje civile: “Mosbindja civile është ndihma më e çmuar për studentët luftëtarë, për studentët dhe gjimnazistët, heronj të vërtetë”. Sipas Berishës, “këtij regjimi të urryer do t’i dridhet toka nën këmbë”.

Thirrja për nesër: “Qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është sheshi ku fitorja do të firmoset nga qytetarët shqiptarë. Edhe një herë, thirrja ime është të gjithë në këmbë për t’i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer të këtij vendi”.

Në fjalën e tij, Berisha i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Edi Rama: “Njofto një minutë e më parë dorëheqjen. Jep dorëheqjen, hapi rrugën zgjidhjes së denjë për një vend anëtar në Bashkimin Europian”.

Burimi: Top Channel