Në mbledhjen e së mërkurës, 21 tetor, Këshilli i Ministrave, me propozim të kryeministrit, emëroi dy zëvendësministra të rinj: Anila Rexha zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe Kevin Bufi zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të dy vendimet hynë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.
Burimi: Top Channel (21.10.2026)




Leave a Reply