Katër raste të konfirmuara të fruthit (morbili) janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut — nga një në Shkup, Veles dhe Shtip, si dhe një rast i importuar nga Kosova. Dy të sëmurët janë bebe 12-muajshe, ndërsa një pacient është 40 vjeç. Të gjithë janë të pavaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski tha se nuk ka kushte për shpallje epidemie, por u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi ka epidemi fruthi në Kosovë dhe Bullgari.

Burimi: Telma