Gjatë protestës së sotme në Tiranë, pas përplasjeve të protestuesve me policinë dhe thyerjes së xhamave të derës kryesore të selisë së Partisë Socialiste, vëmendja është përqendruar edhe te personat që ndodheshin brenda godinës.
Ndryshe nga pamjet e mëparshme ku shfaqeshin persona me maska, këtë herë pamjet filmike tregojnë individë të pambuluar dhe të identifikueshëm. Mes tyre është edhe Rigers Sheqeri, drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Tiranë, i cili shihet brenda selisë së PS-së me një shkop në dorë.
Burimi: report.al




Leave a Reply