Prokuroria në Kumanovë ka hapur hetime për veprën e mundshme penale të nxitjes së urrejtjes, pas thirrjeve nacionaliste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan gjatë një ndeshjeje basketbolli kundër Rumanisë në fundjavë.
Sipas raportimeve, thirrjet shpërthyen në palestër gjatë ndeshjes, duke nxitur reagime dhe kërkesa për zbardhjen e plotë të rastit.
Autoritetet po shqyrtojnë pamjet dhe dëshmitë për të identifikuar personat përgjegjës. Ngjarja ka rindezur debatin për gjuhën e urrejtjes në stadiume dhe nevojën për masa më të ashpra kundër saj.
Burimi: RFE/RL




Leave a Reply