Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur thirrjen për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave 2026.

Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet pranë AKKSHI-t, sipas procedurave dhe formateve të përcaktuara në dokumentet e thirrjes. Aplikimet janë të hapura deri më 31 tetor 2026, ndërsa dokumentacioni i plotë, udhëzuesi dhe anekset janë publikuar nga agjencia.

Programi synon mbështetjen e kërkimit shkencor dhe fuqizimin e brezave të rinj të studiuesve në vend.

Burimi: AKKSHI