Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, një person i maskuar hyri në një bankë të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se mori një shumë parash dhe u largua.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe orientoi të gjitha shërbimet policore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.
Burimi: Top Channel



