Google Cloud ka prezantuar një agjent universal të inteligjencës artificiale për punë, të quajtur Gemini agent, të cilit do t’i bashkohen edhe agjentë të specializuar për shërbime financiare, sektorin juridik, qeverinë, shëndetësinë dhe retail-in.
Sipas kompanisë, agjenti universal mund t’u përgjigjet pyetjeve, të kryejë punë kërkimore, të krijojë imazhe dhe media, si dhe të shkruajë e ekzekutojë kod. Ai punon brenda Gmail, Drive, Docs, Slides, Sheets, Chat dhe Calendar, dhe mund të aksesohet nga çdo pajisje.
Lajmërimi u bë më 8 tetor 2026, në kuadër të eventit “Gemini at Work 2026” të Google Cloud.
Burimi: PYMNTS




Leave a Reply