Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të pensioneve, duke mbyllur përfundimisht shqyrtimin e këtij çështjeje. Në vendim u vlerësua, në përputhje me nenin 38 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, se nuk ka nevojë për shqyrtimin e nenit 2 të ndryshimeve të vitit 2025 në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor. Procedura kishte filluar me dyshimin se rritja lineare e pensioneve cenon barazinë kushtetuese, të drejtën e pronës dhe parimin e sigurimit social, mirëpo edhe në mars propozimi nuk mori shumicën, ndërsa akti mbetet në rendin juridik.
Burimi: Portalb.mk (21.10.2026, 18:31)




Leave a Reply