Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot në Shkup një takim lamtumirës me ambasadorin Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e tij.
Gashi theksoi se OSBE-ja është partner i rëndësishëm dhe konstruktiv i institucioneve në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe shoqërisë inkluzive, ndërsa me mbështetjen e saj janë forcuar pavarësia parlamentare dhe funksioni mbikëqyrës i Kuvendit.
Wahl nënvizoi rëndësinë e forcimit të rolit të Kuvendit në kontrollin e ekzekutivit, transparencën dhe rritjen e besimit të qytetarëve në proceset demokratike.
Burimi: Zhurnal.mk



