Me dinamikë të lartë po vijojnë punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e cila po i nënshtrohet rinovimit dhe restaurimit të plotë, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në kuadër të projektit po krijohen edhe hapësira të reja për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit, duke garantuar kushte moderne për mirëmbajtjen e trashëgimisë artistike të vendit.

Investimi pritet ta kthejë Galerinë në një qendër funksionale, bashkëkohore dhe më të hapur për artistët, krijuesit dhe publikun.

Burimi: KultPlus