Trajneri Orhan Ibishi ka publikuar listën me 14 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares së futsallit ndaj Turqisë, më 14 dhe 15 tetor në parkun olimpik Feti Borova në Tiranë. Dy testet do të shërbejnë për të vlerësuar gjendjen e skuadrës në prag të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.

Burimi: veriusport.al