Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës kanë performuar në skenën e Filharmonisë së Krakovit në Poloni, ku janë pritur me duartrokitje të gjata nga publiku polak.
Performanca u zhvillua nën drejtimin e dirigjentit polak Wojciech Czepiel, në kuadër të koncerteve oratoriale të 16–17 tetorit.
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, bëri të ditur se programi ndërthurte veprat e kompozitorëve polakë dhe shqiptarë, duke prezantuar muzikën dhe krijimtarinë kosovare para publikut ndërkombëtar. Ajo përgëzoi artistët për paraqitjen e suksesshme.
Burimi: Veritasinfo.org




Leave a Reply