Shkupi shndërrohet nga sonte në qendër të teatrit shqiptar: edicioni i katërt i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu” mbahet nga 16 deri më 22 nëntor në Teatrin Shqiptar në Shkup, me dhjetë shfaqje dhe mbi 100 aktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Presheva.

Hapja bëhet sonte, në orën 20:00, me shfaqjen “Drejtësi në Nurenberg” të Teatrit Kombëtar të Tiranës, me regji të Arben Kumbaros. Në ditët në vijim vijnë “Amour”, “Pylli”, “Duke pritur Godonë”, “Hamleti”, “Mytma burrin”, “Magjistari i Ozit” dhe “Romeo dhe Xhulieta”, ndërsa festivali mbyllet më 22 nëntor me “Përtej hekurave” të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Festivali organizohet nga Teatri Shqiptar në Shkup, Teatri Kombëtar i Tiranës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës, me mbështetjen e ministrive të kulturës së tre vendeve.

Burimi: Portalb