Festivali i këngës “Akordet e Kosovës” nisi më 30 tetor në Prishtinë dhe vazhdon deri më 1 nëntor në Sallën e Sporteve “1 Tetori”. Është edicioni i katërt i festivalit, me drejtor artistik Florent Boshnjakun.

Emri “Akordet e Kosovës” rikthen emrin historik të festivalit të organizuar nga RTK në vitet 1963–1989. Dy netët e para i kushtohen muzikës moderne, ndërsa nata e tretë, më 1 nëntor, u dedikohet fëmijëve dhe talenteve të reja.

Në skenë ngjitet edhe Deniza Begolli-Gjini me këngën “Dëshirat”, krahas grupit “Telex” nga Gjermania, ndërsa do të interpretohen edhe këngë nga edicionet e kaluara të festivalit.

Burimi: GazetaMax