Festivali EXIT konfirmoi kthimin në shtëpinë e tij historike, Kalanë Petrovaradin në Novi Sad, me një edicion special që do të mbahet korrikun e ardhshëm. Fillimisht kthimi i plotë ishte planifikuar vetëm për vitin 2028, por reagimi i madh i fansave solli përshpejtimin e vendimit, ndërsa rikthimi i plotë pritet në vitin 2028.

Motoja e kthimit është “FREEDOM, UNITY, and LOVE” — liri, unitet dhe dashuri — vlera mbi të cilat festivali u themelua në vitin 2000 si lëvizje studentore për demokraci dhe paqe. Në vitin 2026 festivali nuk u mbajt në Serbi, por u zhvillua si turne ndërkombëtar në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe në Piramidat e Gizës.

Njoftimi erdhi pak ditë pas zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi dhe u prit me entuziazëm nga publiku, që e sheh kthimin e EXIT-it si rikthimin e një prej festivaleve më të mëdha të muzikës në Europë në skenën e tij të lindjes.

Burimi: EDMTunes