Në konferencën e mëngjesit për mediat, Rama tha se PD u dha strehim politik protestuesve të dhunshëm dhe se të miturit përdoren si “mish për top” në përplasjet me policinë.

Sipas tij, ata pas protestave “ëndërrojnë që një efektiv t’i marrë jetën një të mituri, për të rikthyer një tjetër 21 Janar” dhe për ta barazuar qeverinë e tij me ata që vrisnin protestues në bulevard.

“U gjetën të miturit, që merren dhe vihen përpara me shufra hekuri dhe çohen atje mish për top, duke ëndërruar që një polici t’i shpëtojë dora dhe t’i marrë jetën një të mituri, që pastaj të justifikohet e keqja edhe më e madhe”, tha kryeministri.

Burimi: Top Channel