Këngëtarja Elsa Lila mban sonte, më 7 nëntor, koncertin “Na ishte një herë” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, si homazh për kujtesën muzikore shqiptare.
Repertori bashkon meloditë e kinematografisë shqiptare, këngët qytetare, tradicionale dhe arbëreshe. Artistja e përshkruan koncertin si një “koncert nostalgjie”, me këngë që këndoheshin dikur.
Burimi: Vizion Plus



