Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve dy ndryshime për pensionistët. Indeksimi i pensioneve afrohet në prill 2027, nga korriku siç është aktualisht, me fond shtesë rreth 1,35 miliardë lekë; kostoja totale e kësaj politike është 4 miliardë lekë.
Nga 1 janari 2027, bonusi mujor për pensionistët dyfishohet, me kosto 20 miliardë lekë në vit. Kostoja totale e të dyja politikave për vitin 2027 arrin rreth 24 miliardë lekë, ose 250 milionë euro.
Sipas Malajt, mbështetja synon rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin gradual të standardit të jetesës së pensionistëve.
Burimi: Koha Jonë



