Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj Emro Sulejmanit, kryekamerier i një lokali pranë rezidencave qeveritare në Durrës, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

Ndaj tij u caktuan ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 09:00.

Ndërkohë, për Fatjon Kalluçin, ish-shef i Sektorit të Administrimit të Provave në Institutin e Policisë Shkencore, Apeli la në fuqi masat e sigurisë të caktuara më 24 shtator 2026. Të dy akuzohen në dosjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit.

Burimi: Top Channel