U publikua traileri i dokumentarit malazez “To Hold a Mountain” (“The Mountain”), me regji të Biljana Tutorov dhe Petar Glomazić, i cili del në kinematë amerikane më 16 dhjetor dhe në HBO dhe HBO Max nga janari 2027.

Filmi, i xhiruar nga viti 2018 deri më 2025 në Sinjajevina, fitoi Çmimin e Madh të Jurisë për dokumentarin më të mirë ndërkombëtar në Festivalin e Sundance-it dhe është kandidatura e Malit të Zi për Oscar. Është bashkëprodhim i Malit të Zi, Serbisë, Francës, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Burimi: Vijesti