Më 16.10.2026 rreth orës 11:40, pas përfundimit të mësimit, një 11-vjeçar u sulmua fizikisht dhe u kërcënua nga një 16-vjeçar para shkollës fillore në rrugën “Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes nxënësve.

Nëna e tij, F.T., e denoncoi rastin në Stacionin Policor Gostivar në orën 20:25. I mituri ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore Gostivar, ndërsa SPB Gostivar po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi: Portalb.mk