Një fëmijë 11-vjeçar nga Tetova u rrah në shkurt nga një grup fëmijësh më të mëdhenj, të cilët e filmuan dhe e publikuan sulmin në TikTok, por policia ende në nëntor nuk i ka gjetur autorët, thotë babai i fëmijës për Telman.
Prindërit alarmojnë se ka shumë raste të ngjashme, të shoqëruara edhe me jotolerancë ndëretnike, ndërsa rasti është regjistruar në polici vetëm si keqpërdorim i të dhënave personale.
MPB-ja pohon se këtë vit nga 12 raste, për pesë tashmë ka procedura kundërvajtëse ndaj prindërve dhe të tjerat janë në fazë përfundimi.
Burimi: Telma



