Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, i ka kërkuar Maqedonisë së Veriut një afat të qartë kohor për përmbushjen e detyrimeve të saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kërkesa u bë gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare Ministrore për Korridorin VIII, e cila u mbajt në Sofje.

Sipas njoftimeve, palët diskutuan për ecurinë e reformave dhe hapat e mëtejshëm që Shkupi duhet të ndërmarrë për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian.

Takimi vjen në një moment kur vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te Ballkani Perëndimor dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Burimi: EIN Presswire