Maqedonia e Veriut po i intensifikon aktivitetet për ndërtimin e interkoneksioneve të reja të gazit me vendet fqinje, me qëllim siguri më të madhe energjetike, diversifikim të burimeve të furnizimit dhe lidhje më të mirë me tregjet rajonale të energjisë.
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, deklaroi në takimin ministror të Nismës për Ndërlidhje Energjetike të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC), të mbajtur në Zagreb, se ndërtimi i lidhjes së gazit me Greqinë po përparon dhe përfundimi i segmentit maqedonas pritet deri në mesin e vitit 2027, ndërsa lidhja me Serbinë është planifikuar për vitin 2028.
Sipas Bozhinovskës, me përfshirjen e të dy projekteve në iniciativën “Korridori Vertikal i Gazit”, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e rëndësishme e infrastrukturës rajonale për diversifikimin e furnizimit. “Siguria energjetike sot është domosdoshmëri, e jo vetëm përcaktim strategjik”, theksoi ministrja.
Burimi: Zhurnal.mk



