Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 13:00 kanë arritur gjashtë kundërshtime për mbrojtjen e së drejtës personale të votës në Bërvenicë — tri prej tyre janë miratuar, ndërsa tre të tjerat janë refuzuar si të pabazuara.

Gjatë ditës janë regjistruar gjithashtu parregullsi gjatë shfrytëzimit të aparateve fingerprint në vendvotime. Në Bërvenicë po mbahet sot rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune, pas vdekjes së kryetarit Jovica Ilievski në qershor; të drejtë vote kanë 16.256 qytetarë në 24 vendvotime dhe në garë janë gjashtë kandidatë.

Burimi: Portalb.mk